E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topalli: Ne, të paktët me rritje ekonomike

Kriza globale ekonomike ka mbledhur në një takim të zhvilluar në Bernë të Zvicrës përfaqësues nga parlamentet e shumë vendeve të botës. Bëhet fjalë për Asamblenë e 125-të të Përgjithshme Parlamentare të IPU-së, e cila zhvilloi punimet në Bernë të Zvicrës, me pjesëmarrjen e krerëve të parlamenteve nga mbarë Bota, ku ishte e pranishme dhe kryeparlamentarja Jozefina Topalli. Duke folur në këtë takim Topalli ka theksuar se ndihet mirë që Shqipëria është një nga të paktat vende që kanë pasur rritje ekonomike. “Në të gjithë këtë debat mbi borxhin sovran të të gjithë vendeve të Europës dhe të botës besoj se si shqiptare natyrisht që ndihem mirë që Shqipëria nuk ka kaluar ne recesion. Ndihem mirë që Shqipëria është me 4% rritje. Natyrisht mendoj se duhet të jemi shumë vigjilentë, shumë të angazhuar dhe të mobilizuar, sepse Shqipëria është e rrethuar nga vende që po kalojnë krizë. Kriza në shkallë globale është serioze”, - tha Topalli, ndërsa ka shtuar nevojën për të qenë vigjilent që kriza të mos prek dhe ekonomitë e pasëmura.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›