E Shtunë, 31 Tetor 2026

OKB shton ushtarët në Bregun e Fildishtë

Nga Express më 06 janar 2011 në ora 17:23

Kombet e Bashkuara planifikojnë dërgimin e deri 2000 ushtarëve të tjerë helmet-kaltër në Bregun e Fildishtë.

Shefi i misionit paqësor të Kombeve të Bashkuara në Bregun e Fildishtë, Alain Le Eoy, njoftoi në New York se do të kërkojë gjatë ditëve të ardhshme nga Këshilli i Sigurimit, shtimin e trupave në Bregun e Fildishtë.

Aktualisht në vend janë stacionuar 10 mijë ushtarë të OKB-së.

Presidenti i deritanishëm, Laurent Gbagbo, refuzon të tërhiqet nga ky post, edhe pse ka humbur në zgjedhjet e fundit presidenciale. Ai po mbështetet dhe nga forcat e sigurisë, të cilat kanë sulmuar simpatizantët e kandidatit opozitar Alassane Ouattara.

Ai ka fituar zgjedhjet dhe është njohur si president legjitim prej bashkësisë ndërkombëtare.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›