Normalizohet situata në Australi

Nga Express më 06 janar 2011 në ora 16:30
Në verilindje të Australisë siç duket është tejkaluar rreziku nga ngritja e mëtejshme e nivelit të ujit. Në qytetin e goditur në masë të madhe, Rockhampton, autoritetet nuk presin përmbytje të reja. Megjithatë do të zgjasë shumë gjatë deri sa të normalizohet gjendja, tha kryebashkiaku Brad Carter. Në shtetin federal Queensland nga përmbytjet janë prekur rreth 200 mijë njerëz.