KQZ: Mjete për të verbrit
Tiranë - Zgjedhësit e verbër do të kenë mundësinë e përdorimit të një mjeti të posaçëm, i cili do t’i japë mundësinë kësaj kategorie qytetarësh të lexojnë fletën e votimit gjatë procesit zgjedhor të 28 qershorit. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve e ka marrë këtë vendim pas praktikave nga vitet e kaluara, ku kjo kategori votonte me ndihmën e të afërmve.
Mjeti ka formën dhe përmbajtjen e fletës së votimit, por me alfabetin e përshtatshëm për personat e verbër. Çdo qendër votimi duhet të pajiset me një mjet të tillë, për të përmbushur qëllimin e këtij procesi. KQZ parashikon të blejë rreth 5000 mjeteve të posaçme, që do të përdoren nga votuesit e verbër.
Kodi zgjedhor në nenin 108, pika 8 parashikon detyrimin e KQZ-së për të pajisur Komisionet e Qendrave të Votimit (KQV) me mjete të posaçme votimi që do të lejonin zgjedhësit e verbër që të lexojnë ose të kuptojnë fletën e votimit dhe të votojnë në mënyrë të pavarur.