Tiranë, konkurs për planin e ri rregullues
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Edi Rama ka drejtuar konkursin ndërkombëtar për disa nga zonat kryesore të kryeqytetit në kuadër të planit të ri rregullues të Tiranës. Rama e cilësoi projektin si një moment të rëndësishëm, i cili do t’i japë qytetit të Tiranës një pamje të re.
Objektivi kryesor i planit rregullues të Tiranës është përcaktimi i normave dhe rregullave për të lehtësuar dhe qartësuar marrëdhëniet mes pronarëve dhe investitorëve.
Pushteti lokal do të ketë në këtë projekt rolin e mbikëqyrësit dhe të moderatorit të marrëdhenieve mes dy palëve, si të investitorit, ashtu edhe të pronarit. Plani i ri rregullues i Tiranës do të ndihmojë në shtimin e sipërfaqeve të gjelbra, objekteve të kulturës në qendër të kryeqytetit etj.