E Diel, 1 Nëntor 2026

Pranga deputetit të BDI-së Hysen Xhemaili

Gjykata Penale mbrëmë vonë e konfirmoi paraburgimin dhe urdhër-arrestin për deputetin e BDI-së Hysen Xhemaili, një nga të akuzuarit për keqtrajtimin e punëtorëve të ndërtimit të SHA "Mavrovë", ndërsa deputeti Hajrulla Misini, i akuzuar për mbylljen e ventilave të Digës së Likovës gjatë konfliktin të vitit 2001 do të hetohet në gjendje të lirë.

Kryetarja e Gjykatës së Faktit, Dobrilla Kacarska pohoi se është aktivizuar urdhër-arresti për Xhemailin, ndërsa deputetit Hajrulla Misini i është marrë pasaporta.

“Duke marrë parasysh se masa e paraburgimit ishte e përcaktuar vetëm për pikën një - rrezik nga arratia, kurse i denoncuari u paraqit në thirrjen e parë të gjykatës dhe dha premtim se do të paraqitet para gjykatës, paraburgimi është pezulluar", theksoi Kacarska.

Me vendimin e këtillë për Misinin ra dakord edhe Prokuroria publike.

Në Gjykatën Penale në Shkup dje pasdite arriti njoftimi i Parlamentit për vendimet e së premtes me të cilat aprovohet paraburgim për dy deputetët e BDI-së Hysen Xhemaili nga Vejca e  Tetovës dhe Hajrulla Misini nga Kumanova, të akuzuar për “nxitje dhe kryerje të krimeve luftarake” në vitin 2001.

Të premten dy deputetët premtuan se do të paraqiten në seancat gjyqësore në proceset që do të zhvillohen kundër tyre, ndërsa janë të lidhur me dy nga katër rastet e Hagës, të cilët Prokuroria i ktheu në Maqedoni.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›