E Diel, 1 Nëntor 2026

Mitrovicë, dhunë mbi 51-vjeçarin shqiptar

Një shqiptar është plagosur me “mjete të forta” në një sulm në veri të Mitrovicës. Nga burimet e para u bë e ditur se shqiptari 51-vjeçar Q. Çeliku u sulmua ndërsa po ngiste autoveturën tip “Benz” me shenjën “Taxi Albani”, shenjë e cila është shkatërruar gjatë sulmit.

Burimet zyrtare të policisë thanë se akti kriminal besohet të jetë i motivuar nga urrejtja etnike, ndërsa u shprehën se Çeliku ishte dërguar si fillim në spitalin e Mitrovicës e më pas në Prishtinë.

Shqiptari 51-vjeçari u sulmua dje pasdite nga tre persona me gurë, ndërsa automjeti i tij ishte ende në lëvizje. Makina mbante targa të Kosovës, ndërsa në zonën ku ndodhi sulmi serbët mbajnë ende targat e Serbisë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›