SHBA, policia në kërkim të hajdutit të WC-ve
Policia e Sakramentos po kërkon një hajdut që, siç thonë policët, vjedh pjesët lidhëse të WC-ve. Hetuesit thonë se burri dyshohet se ka vjedhur në muajin korrik pjesët hidraulike dhe metalike të dy WC-ve në ndërtesën e një shoqerie automjetesh.
Incidente të ngjashme që përfshijnë një burrë të veshur si hidraulik janë raportuar kohët e fundit edhe në zona të tjera.
Punonjësit e policisë dyshojnë se hajduti i vjedh pjesët metalike, pasi ato mund të ripunohen.
Ndërkaq policia ka nxjerrë fotot e kamerave mbikëqyrëse dhe i ka kërkuar publikut që të bashkëpunojë për gjetjen e hajdutit.