E Diel, 1 Nëntor 2026

Kongresmeni Aderhold: Dënoj dhunën ndaj institucioneve

“Unë kundërshtoj çdo përdorim të dhunës kundër institucioneve demokratike dhe legjitime. Demokracisë dhe shtetit ligjor nuk mund t’u shërbehet nëpërmjet dhunës dhe marrja e pushtetit në rrugë nuk është legjitime. Të gjitha ankesat dhe mosmarrëveshjet duhet të shqyrtohen në institucionet legjitime nëpërmjet dialogut dhe në përputhje me ligjin.”, shkruan ai.

“Besoj se një hetim i plotë i asaj që ndodhi në demonstratën e 21 janarit do të ndihmonte shumë. Sot, unë përsëris thirrjen e bërë edhe nga të tjerët për të shmangur akte të tjera dhune. Shpresoj se liderët politikë shqiptarë do të zgjedhin të punojnë për të ardhmen e shqiptarëve nëpërmjet dialogut në institucionet e përkatëse. Shqipëria mund të ecë përpara drejt integrimit të plotë Europian vetëm nëpërmjet rikthimit të debatit të qetë politik.”, vijon deklarata.

Në Korrik, Kongresmeni Aderholt u rizgjodh Zëvendëskryetar i Komisionit të Përgjithshëm për Demokracinë, të Drejtat e Njeriut dhe Çështjet Humanitare gjatë Sesionit të 19-të Vjetor të Asamblesë Parlamentare të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (AP e OSBE) në Oslo, Norvegji. Si Zëvendëskryetar i Komisionit, Kongresmeni Aderholt ndihmon për përcaktimin e axhendës së çështjeve të demokracisë dhe të drejtave të njeriut të Asamblesë Parlamentare. Asambleja ndihmon në orientimin e politikëve të OSBE-së për monitorimin dhe inkurajimin e 56 shteteve pjesëmarrëse në përmbushjen e angazhimeve ndërkombëtare për sigurinë, çështjet ekonomike dhe të drejtat e njeriut. /S.Ll/Start/

                                                                                             2011-01-28 12:04
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›