Demonstrata, opozita thirrje për maturi dhe qetësi

Përmes një deklarate për shtyp, zëdhënësja e Partisë Socialiste, Megi Ajtyresa, bëri thirrje për maturi e qetësi nga ana e demonstruesve dhe policëve.
“Policia e Shtetit është e ftuar të bëjë pa asnjë ngurrim të gjithë punën e domosdoshme të saj dhe çdo demonstrues është i thirrur të jetë mirëkuptues e bashkëpunues me policinë. Asnjë thirrje, asnjë përgjigje ndaj çfarëdo provokimi gjatë ecjes në rrugët e Tiranës, asnjë shprehje tjetër veç respektit për çdo polic që sot është në detyrë”, theksoi zëdhënësja e PS-së.
“U lutemi të gjithëve të respektojnë drejtimin e lëvizjes dhe të mirëkuptojnë ngadalësinë e ecjes në kushtet e posaçme që imponon solemniteti i homazheve të sotme”, vijoi ajo. “E gjithë bota i ka sytë nga ne. Të gjithë ne, demonstrues e policë, duhet të japim sot mesazhin e një populli të qytetëruar në rrugën e rivendosjes së demokracisë”.
2011-01-28 12:27