Kongresmeni amerikan: Mirënjohës Berishës për strehimin e 210 muxhahedinëve
Kongresmeni amerikan, Dana Rohrabacher, ka falënderuar Kryeministrin Berisha për gatishmërinë e qeverisë shqiptare për të strehuar 210 muxhahedinë.
Shqipëria është një anëtare e NATO-s që vazhdon të kontribuojë me trupa në Forcën Ndërkombëtare të Sigurisë në Afganistan dhe ka marrë pjesë në çlirimin e Irakut, e udhëhequr nga SHBA. Ajo tani aspiron për anëtarësim në Bashkimin Europian. Në kontrast me diktaturën ateiste që ajo la pas, sot kishat dhe xhamitë shqiptare janë plot. Në mënyrë të ngjashme, ekonomia marksiste është zëvendësuar me një ekonomi tregu në zgjerim, është shprehur ai.
Sipas tij: Amerika mund ti jetë veçanërisht mirënjohëse qeverisë së Shqipërisë dhe Kryeministrit shqiptar Sali Berisha, e cila ka qenë një aleate e patundur e kombit tonë. Kohët e fundit, kur SHBA kishin nevojë për disa vende të gatshme për të siguruar azil për anëtarët e MEK që janë bllokuar tani në Irak, Kryeministri Berisha ka rënë dakord të pranojë rreth 210 anëtarë të atij grupi shumë më tepër nga sa ishte i gatshëm për të marrë çdo vend tjetër.
Kongresmeni amerikan tha më tej se, kjo ishte një shenjë e besimit të mirë dhe miqësisë që këta njerëz nuk do ti harrojnë shpejt. Duhej guxim i vërtetë për Kryeministrin Berisha për ta bërë këtë ofertë bujare. Në këto kohë të pasigurta është e rëndësishme të dini se cilët janë miqtë tanë. Kryeministri Berisha, ju falënderoj që jeni mik besnik i Amerikës.