Meta: Gjithçka për zhvillimin e bujqësisë dhe rritjen e punësimit në këtë sektor
Kryetari i LSI, Ilir Meta, zhvilloi një vizitë në një fermë bujqësore në rrethin e e Lushnjës dhe më pas u ndal në një bashkëbisedim me me qytetarët në bashkinë e Divjakës. Duke biseduar më fermerët, pronarë të një sere, Meta u shpreh se Plani i Punësimit i Lëvizjes Socialiste për Integrim fillon me sektorin e bujqësisë.
Angazhimi ynë kryesor është rritja e qëndrueshme ekonomike e vendit që fillon nga nxitja e rritjes së prodhimit bujqësor, u shpreh Meta.
Duke përfunduar në vizitën e zhvilluar në jë serë në Lushnjë, Meta tha se vetëm duke zhvilluar bujqësinë, vetëm duke e modernizuar atë, duke ulur kostot e prodhimit në vend, do të arrihet të zhvillohen dhe të rriten në mënyrë të qëndrueshme ekonomia dhe eksportet shqiptare.
Ndërkohë që në bashkëbisedimin që zhvilloi me në Bashkinë e Divjakës, Meta u ndal sërish në programin e LSI-së për rimëkëmbjen dhe zhvillimin e bujqësisë. Ai u shpreh se LSI do të marrë hapa konkretë në këtë drejtim. Që nga subvencionimi me 50% i farave më të zgjedhura në mënyrë që të arrihen rezultatet dhe rendimentet më të larta, që te subvencionimi i çmimit për plehrat kimike, për pesticidet, që nga subvencioni me 25% për blerjen e traktorëve, të moto-kultivatorëve, që nga subvencionimi i çmimeve për karburantet, si për serrat ashtu edhe për punimet e tokës dhe shumë aspekte të tjera, të cilat do të lehtësojnë dhe do të ulin kostot e prodhimit dhe të cilat do të rrisin rendimentet dhe prodhimtarinë e të gjithë Myzeqesë, tha Meta.
Kryetari i LSI, Ilir Meta, deklaroi se problemi kryesor i yni është të ndërrojmë modelin ekonomik. Sipas tij nuk mund të vazhdojmë më të importojmë ushqime dhe të vijnë lekë nga emigrantët për të blerë ushqimet tona.