E Diel, 1 Nëntor 2026

Lufta e klaneve brenda PD, në media pasqyrohet vetëm fushata e Bashës, jo ajo e Topallit dhe Bodes

basha-fushateÇfarë po ndodh në PD? Në çstad ndodhet lufta e klaneve në selinë blu? Këtyre pyetjeve u përgjigjet Herion Mesi në gazetën Shqip, ku flitet për spastrimet dhe eklipsimet e figurave qendrore në PD, nga ana e Kryetarit Berisha.

Një muaj pasi zyrtarizoi çeljen e fushatës elektorale, të larguarit dhe të përjashtuarit nga listat e kandidatëve për deputetë, parlamentarët demokratë, që për një javë do jenë ish-deputetë, vijojnë heshtjen e tyre. Dhe kjo në respekt ndaj elektoratit të djathtë, jo për respekt të krerëve të Partisë Demokratike, apo më keq akoma ndaj kryetarit të tyre Sali Berisha. Ndërkaq, kjo kohë e fushatës ka riaktivizuar një skemë ndryshe të marrëdhënieve brenda lidershipit demokrat, duke ushqyer xhelozi të reja apo dhe probleme të rëndësishme komunikimi, shkruan ai.

Ndër të tjera thekson se: Rruga e spastrimeve dhe eklipsimeve të figurave të rëndësishme dhe historike të Partisë Demokratike, që është ndjekur nga kreu i selisë blu, është bërë nën etiketimin si klan i njërës palë në PD, apo i palës tjetër. Burime pranë selisë blu theksojnë se Berisha ka bërë këtë spastrim me qëllim që të eliminojë zërat kundër tij dhe të përfolurit si pasardhës të tij, Lulzim Bashës. Edhe pse zyrtarisht kryebashkiaku i Tiranës është caktuar si shefi i fushatës së PD-së në kryeqytet, mesa duket përkrahja ndaj e tij në PD është më e fortë se kaq. Kjo për shkak se pavarësisht takimeve që po zhvillojnë nëpër zonat e tyre elektorale si për shembull numri 2 i PD-së Jozefina Topalli në Shkodër, apo Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Ridvan Bode, në Korçë, aktiviteti politik i Lulzim Bashës në Tiranë është ai që po trumbetohet më shumë se fushatat e të tjerëve. Nga ana tjetër, Basha ka eklipsuar dhe figura të tjera të rëndësishme në PD në këtë fushatë elektorale që PD-ja po zhvillon në Tiranë, atë të ministres së Integrimit, Majlinda Bregu./A.Xh

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›