E Diel, 1 Nëntor 2026

Kongresmeni amerikan mbështet qeverinë kosovare

Kongresmeni amerikan Gary Peters mbështet veprimet e fundit, që ka ndërmarrë qeveria kosovare për kontrollin e kufijve në veri të vendit.

Kongresisti Peters tha se mbështet fuqimisht përpjekjet e Kosovës për të mbajtur nën kontroll kufijtë e saj dhe vuri në dukje veprimet e vazhdueshme diskriminuese të Serbisë që prej shpalljes së pavarësisë në 2008.
 

Ai tha se nisma e qeverisë së Kosovës ishte një përgjigje e natyrshme karshi refuzimit të fqinjit të saj verior për t’I njohur legjitimitetin, për t’I pranuar mallrat dhe për të ndalur kontrabandën që lëvizte lirisht në kufirin verior.
“Është jetike që qeveria kosovare të rivendosë integritetin territorial brenda kufijve të saj”, u shpreh Peters, duke shpjeguar se Kosova nuk ka si t`i bashkohet botës së zhvilluar nëse nuk vendos autoritetin mbi ekonominë e saj.

“Unë marr gjithashtu fjalën për të shprehur mirënjohjen time për paqeruajtësit e NATO-s që ia kanë dalë mbanë të ruajnë paqen përgjatë kufirit”, tha ai.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›