E Shtunë, 31 Tetor 2026

Konkurenca e postes Gorea Jo sulme nga posta private

 Shërbimi postar po përballet me sfidat e reja që ka sjellë koha dhe zhvillimi i teknologjisë,por liberalizimi i zonës së rezervuar është ne dëm të këtij sherbimi. Keshtu ka deklaruar drejtori i pergjithshem i postes shqiptare Arqile Gorea ne seminarin qe ka nisur ne Durres ku ka kërkuar mos lejimin e sulmit që po ushtrojnë postat private në këtë drejtim.
”Ne jemi para sfidave të mëdha. Liberalizimi i zonës së rezervuar, rritja në mënyrë marramendëse e komunikimeve elektronike që kanë sjellë në një far4ë mënyrë një lloj hemoragjie për shërbimin postar. Ju garantoj që uniformën e postierit, trokitjen e ngrohtë në derën e qytetarit dhe misionin e tij historik nuk mund ta zëvendosojë koha moderne” thotë Gorea. 

Perfaqesuesit e larte te Unionit Postar dhe Post Europe jane shprehur se objektivi i pergjithshem i ketij seminari eshte perdorimi dhe permiresimi i rrjetit postar qe te funksionoje ne menyre sa me te mire ne te gjitha vendet anetare te Post Europes. Projekti i monitorimit te sistemit global gjithshtu eshte cilesuar nje tjeter sherbim i rendesishem nga perfaqesuesi i Unionit Universal Postar.

Post Europe numeron 49 vende anetare, midis te cileave Posta Shqiptare cilesohet nje anetare e rendesishme e kesaj familje te madhe. Te pranishem ne seminarin qe do te vazhdoje kater dite me radhe jane perfaqesues te sherbimit postar nga Bosnja, Kroacia, Serbia, Maqedonia dhe Turqia.

Aleks Kalemasi 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›