Konkurenti i BE Putin Te ngrihet Unioni Euroaziatik
Ende pa e marrë postin e presidentit të Rusisë, Vladimir Putin parashtron idenë e tij për ndërtimin e një blloku të ri në kufijtë e Bashkimit Europian. Ky bashkim do të quhej Unioni Euroaziatik dhe do të përmblidhte ish-republikat sovjetike që ndodhen në fqinjësi me vendet e BE-së dhe do të ishte një lojtar i fuqishëm në skenën botërore.
Baza tashmë, sipas Putin, është e hedhur pasi Rusia, Bjellorusia dhe Kazakistani janë të gatshme të integrohen, fillimisht në fushën ekonomike. Gjithsesi, nënvizon Putin, ideja nuk është ajo e rikrijimit të Bashkimit Sovjetik, por një blloku të ri me vlera të ndryshme.
Në një artikull në gazetën e përditshme, Izvestia, Putin shkruan se do të ishte naïve të përpiqeshim të rikthejmë apo kopjojmë diçka që i përket së kaluarës, por një integrim më i ngushtë bazuar në vlera të reja dhe ekonominë e tregut, është një kërkesë e kohës.
Unioni Euroaziatik, sipas tij, do të ndërtohej mbi eksperiencën e bashkimit Europian dhe bashkimeve të tilla të ngjashme në botë. Synimi është ndryshim në konfigurimin gjeopolitik dhe gjeoekonomik të gjithë kontinetit. Ky është një synim i hershëm i Rusisë, por që ndeshet, sipas analistëve, me skepticizmin e ish-republikave sovjetike. Këto të fundit, sikundër Perëndimi, mbeten dyshuese për qëllimet e Moskës.
Juli Prifti