Konkurrenca: Në 2011, hetim tregut të ushqimeve
Autoriteti i Konkurrencës, pasi ka marrë ankesa nga qytetarë të ndryshëm për çmimet e ushqimeve, ka vendosur të hetojë paraprakisht këtë treg. Produktet ku do të fokusohet hetimi janë ato të shportës; orizi, vaji, mielli, sheqeri, makaronat. Qëllimi i monitorimit është evidentimi i strukturës së tregut dhe vlerësimi i trendit të çmimeve të importit. Sipas konkurrencës, nuk është në kompetencën e këtij organizmi të ndërhyjë tek çmimet, por thjesht të monitorojë tregun dhe të vërejë nëse ka konkurrencë reale dhe pozitë dominuese në treg.