Shkodër, çelet ekspozite fotografike në nderim të Angjelin Nënshatit
20/04/2009 Njihet si krijuesi i laboratorit të parë fotografik në Pukë
Familjarë, miq, dashamirës kanë përkujtuar në Shkodër, me një ekspozitë fotografike, njëvjetorin e ndarjes nga jeta të fotografit të shquar shqiptar Angjelin Nënshati, autor i mbi 500 mijë fotove të realizuara gjatë jetës së tij. Drejtuesit e pushtetit vendor si dhe kolegët e tij u shprehen në ceremoninë e organizuar me këtë rast se me vdekjen e tij Shkodra humbi një pjesë të bukur të shpirtit të saj artistik. Pasuesi i denjë i fotografëve të shquar shkodranë, Angjelin Nënnshati lindi në këtë qytetet më 12.12.1929. Shkollën e mesme të përgjithshme e ndoqi në gjimnazin e Shkodrës dhe nga viti 1948 deri në vitin 1957 punoi si mësues në shkollat e rrethit të Pukës e Shkodrës. Profesionin e fotografit filloi ta ushtronte që në moshën 14-vjeçare pranë fotografit të njohur Raboshta. Njihet si krijuesi i laboratorit të parë fotografik në Pukë në vitin 1948. Ushtron artin e bukur të fotografisë si amator deri në vitin 1957 dhe më pas, deri në muajt e fundit të jetës, vazhdoi si profesionist me parametra të pakrahasueshëm. Pasioni i madh i tij si dhe koha e gjatë e ushtrimit të këtij profesioni solli fiksimin në celuloid të ngjarjeve dhe personaliteteve më të rëndësishme të historisë së qytetit të Shkodrës dhe më gjerë. Dëshmi e fiksimit të historisë së Shkodrës në fotografi janë 250 mijë fotot e arkivuara në fondin e artë të fototekës “Marubi”, ndërkohë që pjesa tjetër ruhet me kujdes në fototekën e tij familjare. Specialistët vendas dhe të huaj në fushën e fotografisë e kanë cilësuar Nënshatin vazhdues të denjë të mjeshtërve të vjetër të fotografisë Marubi, Pici, Jakova e Raboshta, duke e renditur atë si më të riun ndër të vjetrit e shquar dhe më i vjetri ndër të rinj e profesionistëve në fushën e fotografisë. Pasioni i madh që kishte për fotografinë bëri që këtë profesion t’ua trashëgonte dhe tre djemve të tij, të cilët po ecin me sukses në gjurmët e të atit. Në shtëpinë e tij në lagjen e vjetër katolike të Shkodrës, afër katedrales, ai ka ngritur fototekën vetjake. Aty janë të ruajtura me një kujdes të veçantë mijëra foto të pas viteve ’90. Deri në këtë vit ai ka qenë i detyruar t’i dorëzojë të gjitha punimet e tij në shtet për t’u arkivuar në fototekën “Marubi”. Mjeshtëria dhe arti i tij i fotografimit ka bërë që fotot e tij specialistët t’i vënë bashkë më ato të emrave të mëdhenj, si Marubi, Pici, Jakova dhe Rraboshta, duke u bërë kështu dhe ai pjesë e tyre, pjesë e trashëgimisë së qytetarisë dhe kulturës shkodrane. Në fototekën “Marubi” shënohet se me autorësi të Angjelin Nënshatit janë të arkivuara deri në vitin 1970 rreth 250 mijë foto.