E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS: Urgjent, karta falas brenda javes

Partia Socialiste leshoi dje ultimatumin per pranimin e projektligjit te propozuar prej saj, te pajisjes se shtetasve pa pasaporte, falas deri ne zgjedhje, duke kerkuar qe ky akt duhet te hyje ne fuqi jo me vone se fundi i kesaj jave. Nepermjet nje deklarate per shtyp, sekretari per ceshtjet zgjedhore, ne seline roze, Kastrioti Islami, duke shprehur shqetesimin e tij per rrezikun ndaj zgjedhjeve dhe standardeve te tyre, i beri thirrje kryeministrit Berisha, te pranoje pa hezitim heqjen e takses se votes. "Per te vertetuar se PS nuk ka frike nga humbja dhe nuk ndjen asnje panik, i propozoj kryeministrit Berisha te pranoje pa hezitim heqjen e takses se votes, duke e garantuar njekohesisht se opozita nuk ka asnje kerkese tjeter per kartat e identitetit", drejtoi thirrjen Islami. Sipas tij, Partia Socialiste edhe ne keto kushte te veshtira, i ka bere thirrje te gjithe atyre votuesve qe kane mundesi financiare te perballojne kete takse, te aplikojne per karten e identitetit. "Njekohesisht kujtoj se ky akt duhet te hyje ne fuqi, jo me vone se fundi i kesaj jave, sepse pranimi i heqjes se kesaj takse kur nuk do te kishte me kohe fizike per te kryer aplikimet, do te ishte veprimi hileqar i radhes, per te mashtruar kryesisht partneret nderkombetare dhe arritur te njejtin synim, por kete radhe, duke perdorur mungesen e kohes", theksoi Islami. Sipas tij, kryeministri duke bere shurdhin po ve edhe kete radhe, zgjedhjet ne rrezik. Arsyeja e vertete per heqjen e kesaj takse, shpjegon Islami, lidhet me varferine e shume votuesve dhe pamundesine e tyre, per te perballuar kete takse, qe nuk e ka asnje vend i NATO-s apo vend i BE. "Kerkesa e PS ka qene e thjeshte dhe e qarte: cdo votues pa pasaporte, te pajiset falas deri ne zgjedhje me karte identiteti, si mjeti i vetem per te votuar dhe per te shmangur manipulimet. Funksionet e tjera te kartes se identitetit, te trajtohen pas perfundimit te zgjedhjeve", sqaroi ai. Pra, propozimi i socialisteve konsiston ne shperndarjen falas te kartave te identitetit, per shtetasit pa pasaporte, qe te sherbeje si mjet votimit dhe jo per sherbimet e tjera. "Nese shtetasi qe do te kete nje leternjoftim te marre falas, do te kerkoje te perdore sherbimet e tjera me ane te ketij mjeti, atehere ai duhet te paguaje vleften e kartes, sipas cmimeve ne fuqi dhe kategorise qe i perket. Cmimet nuk i vendosim ne, por jane te vendosura nga qeveria", shpjegoi per gazetaret, pas konferences per shtyp, sekretari socialist. Partia me e madhe ne opozite prej disa ditesh ka paraqitur projektligjin per pajisjen e shtetasve pa pasaporte falas me leternjoftime elektronike qe askush, sipas tyre, te mos ngelet pa votuar.

ANGAZHIMI

"PSSH mbetet e angazhuar dhe eshte e pergatitur ne te gjithe aspektet, qe zgjedhjet te zhvillohen ne 28 qershor 2009. Perseris qe PSSH nuk do te lejoje deshtimin e zgjedhjeve dhe as ndryshimin e fitores se saj", deklaroi deputeti, Islami.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›