Suedi, shkelqejne disa shqiptare
Jane disa lojtare shqiptare qe luajne ne kampionatin suedez te futbollit dhe qe po shkelqejne nga ndeshja ne ndeshje. Me ekipin e Malmos aktivizohet Mehmeti, kurse tek Elfsborgu luan Bajrami. Te dy lojtaret jane dalluar mjaft kohet e fundit, dhe madje kane mundur te realizojne gola percaktues. Mehmeti shenoi nje gol ne ndeshjen e fundit per Bran, duke i dhene tre pikeshin ekipit te tij. Por edhe Bajrami shenoi nje gol per Elfsborgun ne barazimin 1-1, ndaj Kalmarit. Me golat e fundit qe kane shenuar, Bajrami dhe Mehmeti kane treguar se edhe vemendja e stafit te kombetares, karshi futbollisteve me origjine shqiptare qe luajne jashte, nuk eshte ne lartesine e duhur. Shume lojtare kosovare luajne dhe paraqiten mire, por kur ekipet e vendeve ku ata aktivizohen interesohen per t'iu dhene nenshtetesine, ne kete kohe kujtohen edhe drejtuesit e futbollit tone, per t'i afruar ne gjirin e kuqezinjve.