Berisha: Nje zone te lire, per Kinen

Kryeministri Sali Berisha premtoi dje ne Kine, gjate takimeve me perfaqesuesit me te larte te ketij shteti, se Shqiperia ishte e gatshme t'i ofronte shtetit kinez nje zone te lire ekonomike ne vend. Me Presidentin kinez Hu Jintao dhe zv/kryeministrin, Hui Liangyu, Berisha deklaroi se "kjo zone e lire ekonomike, do t'i sherbente Kines per te pasur nje pozicion kyc ekonomik, ne Ballkan dhe ne Evrope". Nga ana tjeter kreu i ekzekutivit shqiptar i ftoi te kompanite kineze, te vinin dhe te investonin ne Shqiperi, sepse ato do te kene mbeshtetjen maksimale te qeverise shqiptare, per t'u krijuar cdo lehtesi te nevojshme. Gjate takimeve me lideret e larte kineze, kryeministri Berisha vuri ne dukje bashkepunimin e shkelqyer mes dy vendeve, si ne fushen ekonomike dhe ate politike. Kreu i qeverise theksoi se Shqiperia i eshte mirenjohese Kines per ndihmen e madhe qe i ka dhene nder vite. Sipas Berishes, PD e Shqiperise dhe PK Kineze kane realizuar ndryshime te thella ne vendet respektive, nderkohe qe ndihma e Kines gjate ketyre viteve te ndryshimit te Shqiperise, ka qene shume e cmuar. "Por, pikerisht atehere kur Kina, nen doktrinen e Deng Hsiao Pin-it, filloi te ndertonte Shenzhenin, diktatori shqiptar ndertonte mijera bunkere dhe e conte popullin e tij drejt varferise se thelle", kujtoi kryeministri Berisha, periudhen e perplasjes ideologjike ne fund te vitete '70. Ai shprehu konsideraten me te larte per suksesin qe ky vend i madh aziatik ka arritur ne 30 vitet e fundit, duke u bere edhe fuqia e trete ekonomike e botes. Nga ana e tij, Presidenti i Kines, Hu Jintao deklaroi se ky takim me kryeministrin shqiptar, perben nje pikenisje te re per zgjerimin e marredhenieve ekonomike, tregtare dhe kulturore mes dy vendeve. Presidenti kinez nenvizoi se marredheniet mes Kines dhe Shqiperise, kane marre nje hov te ri gjate qeverisjes se Berishes, duke bere qe keto marredhenie do te forcohen edhe me shume. Jintao shprehu vleresimin maksimal per reformat e kryera nga qeveria e kryesuar nga kryeministri Berisha, duke bere te mundur qe Shqiperia te behet nje vend me rritje te madhe ekonomike. Po keshtu edhe zv/kryeministri i Kines, Hui Liangyu deklaroi se qeveria kineze ka vullnet te plote, te forcoje bashkepunimin me Shqiperine ne te gjitha fushat. Ai u shpreh i impresionuar nga zhvillimi i Shqiperise dhe nga ndjenjat miqesore qe ushqen populli shqiptar ndaj Kines. Numri dy i qeverise kineze, vuri ne dukje mirenjohjen e popullit kinez per mbeshtetjen qe Shqiperia i ka dhene Kines, qe nga fundi i Luftes se Dyte Boterore.