E Diel, 1 Nëntor 2026

Reforma zgjedhore Berisha Gati te votoj cdo amendament te PS-se

GJIROKASTR- Kryeministri Sali Berisha ka perseritur nga Gjirokastra ftesen per opoziten ne menyre qe ajo te bashkepunoje me mazhorancen per reformen zgjedhore.

Berisha duke iu pergjigjur interesit te medias per letren e Komisionerit per Zgjerimin Sfetan Fyle ka theksuar se qeveria qe ai drejton eshte e gatshme te votoje cdo amendament qe opozita do te beje per reformen zgjedhore.

Ata te cilet perdorin letra si argument per te mos u angazhuar ne zgjidhjen e problemeve gabojne rende shume. Letra eshte nje leter e cila fton kompletimin e reformes zgjedhore. Kreut te opozites i eshte thene harto cdo amendament per zgjedhjet e ardhshme dhe qeveria ti votoje ato pa asnje modifikim me nje kusht qe te marre nje opinion ne Komisionin e Venecias ose OSBE/ODIHR- tha Berisha duke e quajtur opoziten fajtore per anulimin e ndihmes se SHBA-se pas mosmiratimit te ligjit per Gjykaten Administrative.

Nje dite me pare Kreu i LSI-se Ilir Meta ka akuzuar opoziten si shkaktare te situates politike sipas tij jo-normale. Meta tha se opozita duhet te dale mbi intersat meskine dhe nuk duhet te pengoje proccesin per reformen zgjedhore per te cilen Meta beri thirrje qe te filloje sa me shpejt.


Opozita ska qellim standartin e zgjedhjeve- u shpreh Meta


Duke folur per ligjin per Gjykaten Administrative Meta tha se ai duhet votuar sa me shpejt pasi mbron biznesin nga qeveria e bashkia.


Integrimi eshte rruga qe u sherben shqiptareve vazhdoi me tej ai ndersa shtoi se shume shpejt shqiptaret do te kene mundesine te udhetojne pa viza.


Keto komente kreu i LSI-se Ilir Meta i beri gjate nje konference per shtyp nga METE.



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›