Konkursi edhe për të sapodiplomuarit
19/09/2009 Studentët e Fakultetit të Drejtësisë që janë diplomuar në sistemin katërvjeçar do të lejohen të marrin pjesë në testimin e pranimit për Shkollën e Magjistraturës, që do të zhvillohet më 22 shtator. Me ardhjen e ministrit të ri të arsimit duket se i është dhënë zgjidhje problemit të ligjshmërisë së diplomave për 1500 studentët e këtij fakulteti. Lajmi është konfirmuar nga rektori i Universitetit të Tiranës Dhori Kule, i cili ka pohuar se diplomat e sistemit katërvjeçar janë të ligjshme dhe pritet të bëhet regjistrimi i tyre. Për këtë i është dërguar një shkresë zyrtare për njohjen e këtyre diplomave Shkollës së Magjistraturës, e cila do të lejojë përfshirjen e studentëve të sapodiplomuar (gjatë 2008-2009-s) në konkursin e pranimit. Njëkohësisht i është dhënë zgjidhje edhe problemit të regjistrimit të studentëve të Vlorës. Ditën e parë të punës si ministër i Arsimit Myqerem Tafaj ka nxjerr urdhrin që lejon 400 studentët e Universitetit të Vlorës që janë shpallur fitues nga përllogaritjet e APRIAL-it, të regjistrohen në këtë degë, pavarësisht mesatares së tyre.
Testimi
Provimi për pranimet te Magjistratura do të zhvillohet në të njëjtën ditë për të dy profilet: gjyqtar dhe prokuror, dhe do të jetë vetëm me shkrim. Kriteret e pranimit dhe të vlerësimit për këtë testim juanë publikuar prej kohësh nga drejtuesit e këtij institucioni për të gjithë pjesëmarrësit. Konkurruesit duhet të bëjnë kujdes gjatë zhvillimit të testimit për të minimizuar gabimet që mund të sjellin penalizmin e tyre. Kështu, në rregullore përcaktohet se në rast se konstatohen shenja të ndryshme në fletët e provimit, ato do të shpallen të pavlefshme dhe kandidati humb të drejtën për të konkurruar.
Ankimimi
Teza e provimit do të vlerësohet me 450 pikë, të cilat do të jenë të ndara sipas profileve përkatëse. Kandidatët që do të mbeten të pakënaqur me vlerësimin do të kenë mundësi të ankimojnë rezultatin. Kështu, nëse pas marrjes së rezultateve ka rezerva për të, kandidati ka të drejtë të verifikojë përgjigjet e veta. Kur konstaton pasaktësi matematikore ose të ndonjë lloji tjetër me karakter procedural, kandidati paraqet vërejtjet me shkrim brenda tri ditëve nga shpallja e rezultateve. Nuk ka seancë ballafaqimi direkt me jurinë e vlerësimit. Mënyra e korrigjimit të provimit do të jetë anonime. Ditën e testimit aplikanti duhet të ketë me vete vetëm dokumentin e identifikimit, ndërsa materialet për zhvillimin e konkursit do të jepen nga shkolla.
Rregullorja
Provimi me shkrim zhvillohet në një ditë për të dy profilet: gjyqtar dhe prokuror. Në pjesën e parë zhvillohet teza e formimit të përgjithshëm intelektual, e cila përmban testin e inteligjencës dhe një ese, ndërsa në pjesën e dytë zhvillohet një test profesional, që përmban pjesën teorike nga fushat e së drejtës të parashikuara në programin e provimit të pranimit, dhe pjesën praktike me dy raste nga praktika gjyqësore. Ditën e testimit aplikanti duhet të ketë me vete vetëm dokumentin e identifikimit, materialet e provimit jepen nga shkolla.
Vlerësimi
Me 100 pikë vlerësohet teza e provimit të formimit të përgjithshëm intelektual, nga të cilat me 50 pikë vlerësohet testi i inteligjencës dhe me 50 pikë vlerësohet eseja. Ndërsa testi profesional vlerësohet me 350 pikë, nga të cilat: 250 pikë pjesa teorike, që gjithashtu ndahet në 50 pikë për pjesën teorike të së drejtës civile, së drejtës penale, procedurës civile dhe procedurës penale dhe me 50 pikë vlerësohet pjesa teorike e degëve të tjera të së drejtës: e drejta kushtetuese dhe e drejta administrative. Praktika do të vlerësohet me 100 pikë.