Përgjaken rrugët e Fierit, aksidente me 2 të vdekur
19/09/2009 Të plagosur rëndë dhe 3 të tjerë. Shkak kryesor shpejtësia dhe terreni
Policia shprehet se në pak muaj bilanci i të vdekurve në rrugë është 39 Ka qenë bilanc mjaft negativ ai i mesnatës së mbrëmshme dhe mëngjesi i ditës së djeshme në akset rrugore Fier-Lushnjë. Janë përgjakur rrugët e qytetit myzeqar të Lushnjës me 2 viktima dhe 3 të tjerë të plagosur në 2 aksidente të ndryshme. Këto aksidente kanë ndodhur brenda një harku kohor 6 orësh. Rreth orës 22.30 të datës 17.09.2009, në vendin e quajtur Rreth-Rrotullimi në Savër të rrethit Lushnjë, automjeti tip Benz me targë TR 0528 F me drejtim lëvizje Fier-Lushnjë si pasojë e shpejtësisë së madhe duke u futur në këtë rrethrrotullim ka dalë nga rruga dhe më pas ka rënë në një kanal aty pranë. Si pasojë e daljes nga rruga ka humbur jetën drejtuesi i mjetit shtetasi Gjergj Kola, rreth 42 vjeç, banues në Tiranë, dhe kanë mbetur të aksidentuar rëndë shtetasit Luigj Kola 40 vjeç, dhe Fatmir Detja, 24 vjeç, të cilët ishin pasagjerë në këtë mjet. Këta të fundit janë dërguar për ndihmë më të specializuar pranë Spitalit Ushtarak Tiranë, pasi kanë marrë plagë të rënda. Të dy këta shtetas ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore pasi u janë dëmtuar rëndë organet e tyre jetësore. Sipas Policisë Rrugore, e cila ka shkuar menjëherë në vendngjarje, shkak i këtij aksidenti ka qenë shpejtësia e madhe dhe mungesa e ndriçimit në këtë pjesë rruge. Aksidenti tjetër është regjistruar në orët e para të mëngjesit të ditës së djeshme në vendin e quajtur Çermë. Dje rreth orës 05.10, në rrugën interurbane kryesore Lushnjë-Rrogozhinë dhe pikërisht në Rotondon e Çermës, shtetasi Ilia Kadujanis i vitlindjes 1949, me shtetësi dhe kombësi greke, lindur dhe banues në Athinë, duke lëvizur me shpejtësi me mjetin tip Volvo me targë YET 8785, ka humbur kontrollin e mjetit duke u përplasur me bordurën e Rotondos. Si pasojë e kësaj përplasjeje ka humbur jetën bashkëshortja e këtij shtetasi, shtetasja Ana Çobaj, 38 vjeçe, me kombësi dhe shtetësi shqiptare. Dy bashkëshortët udhëtonin drejt Tiranës për të blerë libra për nxënësit e Çobës, e cila punonte si mësuese në Memaliaj. Policia ka pohuar se shkaku i aksidentit ka qenë shpejtësia e madhe e automjetit dhe numri i viktimave ka arritur 29 sipas evidencave të policisë lushnjare. A. Damini