Konkursi i bukurisë Miss GLOBE International organizohet sivjet nën kujdesin e Kryetares së Kuvendit, Jozefina Topalli.
47 vajzat pjesëmarrëset në Miss Globe Internacional vizitojnë ambjentet e Kuvendit të Shqipërisë.
Kuvendi i Shqipërisë hapi sot në mesditë dyert për 47 vajzat pjesëmarrëse në konkursin e Bukurisë Miss Globe Intenational i cili zhvillohet sërish në Shqipëri.
Është hera e parë që kjo sallë mbushet me vajza kaq të bukura, ku sytë tuaj shndrisin nga hareja dhe gëzimi.
Bukuria juaj shërben si ura më e mirë në marrëdhëniet njerëzore dhe është më e vërtetë. Në jetë ju duhet të guxoni për të arritur atë që doni.
Jam shumë e lumtur që ju ndodheni mes nesh dhe jeni njohur me venëet më të bukura të Shqipërisë.- u shpreh Kryetarja e Kuvendit në takimin që pati me to. Vajzat konkurrente falenderuan përzemërsisht Kryetaren e Kuvendit për mikëpritjen aq të ngrohtë si dhe për mbështetjen që i ka dhënë këtij aktiviteti. Ato shkëmbyen dhurata dhe morën autografe të saj.
Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli i uroi atyre suksese në karrierën e tyre të mëtejshme. Më pas ato vizituan ambjentet e Kryesisë së Kuvendit ku u njohën me administratën, funksionimin e saj, ambjentet e punës së deputetëve etj. Konkursi i bukurisë Miss GLOBE International organizohet sivjet nën kujdesin e Kryetares së Kuvendit Jozefina Topalli.