Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut miraton dy projektligje
Komisioni i Ligjeve në mbledhjen e dates 28 Tetor 2009, nën drejtimin e Kryetarit të Komisionit, Ilir Rusmali, mori në shqyrtim dhe miratoi projektligjet:
- Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në Konventën Ndërkombëtare, për përgjegjësinë Civile për dëmet e shkaktuara nga ndotja, nga karburanti i depozitave, 2001.
- Për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Sllovakisë, për mbrojtjen e ndërsjellë të informacionit të klasifikuar
Në vijim Komisioni vazhdoi me shqyrtimin nen për nen të projektligjit Për marrëdhëniet juridiksionale me autoritetet e huaja në çështjet penale, i cili do të vazhdojë edhe në mbledhjen e nesërme të Komisionit.