Presidenti Topi pret Zëvendëskryeministrin e Kinës, Zhang Dejiang.

30 tetor 2009
Presidenti i Republikës, Prof.Dr. Bamir Topi priti sot Zëvendëskryeministrin e Republikës Popullore të Kinës, Zhang Dejiang dhe delegacionin që e shoqëron në kuadër të vizitës së tij zyrtare në vendin tonë.
Pasi i uroi mirëseardhjen në vendin tonë z. Dejiang, Kryetari i Shtetit shqiptar vuri në dukje se kjo vizitë e nivelit të lartë është një tjetër tregues i marrëdhënieve dhe bashkëpunimit të ngushtë midis Shqipërisë e Kinës. Presidenti Topi shprehu besimin se këto marrëdhënie shumë të mira reciproke dhe bashkëpunimi ndërshtetëror do të forcohen edhe më tej në të ardhmen dhe vuri në dukje se për këtë ekziston një klimë shumë e mirë dhe vullnet e angazhim konkret i palëve. Në këtë kuadër, Presidenti vlerësoi dhe faktin se bashkëpunimi ekonomik mes dy vendeve tona ka qenë në nivele të kënaqshme dhe që Republika Popullore e Kinës është një ndër partneret kryesore tregtare të Shqipërisë. “Ky bashkëpunim mund të shikohet dhe nga grantet që qeveria kineze i ka dhënë asaj shqiptare për financimin e projekteve në sektorë të ndryshëm publikë, si në arsim, dogana etj. “,- vuri në dukje Kryetari i Shtetit dhe nënvizoi se kompanitë kineze janë të mirëpritura për të investuar në industrinë shqiptare të energjitikës, minierave dhe telekomunikacionet, etj.
Në vijim të bisedës, Presidenti Topi bëri një panoramë të zhvillimeve më aktuale në vend, duke u ndalur në ecurinë pozitive të reformave integruese të venditnë mënyrë të veçantë të reformës në gjyqësor. Kryetari i Shtetit nënvizoi se dhe anëtarësimi i Shqipërisë në Aleancën e Atlantikut të Veriut ishte një vlerësim i lartë i bërë ndaj Shqipërisë dhe popullit shqiptar, por dhe një detyrim më shumë për vijimin e reformave në të ardhmen. Në mënyrë të veçantë në këtë takim Presidenti vlerësoi rolin konstruktiv dhe stabilizues të faktorit shqiptar në rajonin e Ballkanit dhe rishprehu qëndrimin se e ardhmja e përbashkët e popujve të tij është integrimi me vlerat më të mira e më të spikatura në familjen e madhe evropiane.
Nga ana e tij, Zëvendëskryeministri kinez, z. Dejiang shprehu kënaqësinë e tij për këtë takim me Presidentin Topi duke i transmetuar atij përshëndetjet e ngrohta të Presidentit kinez, Hu Xhintao. Zoti Dejiang çmoi lart përparimin e Shqipërisë, qëndrueshmërinë e saj politike dhe arritjet ekonomike, duke shprehur njëkohësisht edhe “mirënjohjen e qeverisë dhe popullit kinez për kontributin historik të dhënë nga vendi ynë në Organizatën e Kombeve të Bashkuara për vendosjen e të drejtave të ligjshme të Kinës“.
Të dy personalitetet e larta ndanë të njëjtën pikëpamje përsa u përket marrëdhënieve shumë të mira dhe miqësisë tradicionale mes dy vendeve dhe popujve, e cila edhe pas një harku kohor prej gjashtëdhjetë vjetësh, është forcuar akoma edhe më tepër gjatë viteve të fundit.
Kreu i shtetit shqiptar, nëpërmjet Zëvendëskryeministrit Dejiang, i përcolli Presidentit kinez Hu Xhintao përshëndetjet më të përzemërta së bashku me ftesën për të vizituar në një kohë të përshtatshme Shqipërinë.