E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Berisha mori pjesë në ceremoninë e 60-vjetorit të marrëdhënieve diplomatike mes Shqipërisë dhe Kinës

Kryeministri Berisha mori pjesë në ceremoninë e festës me rastin e 60-vjetorit të marrëdhënieve diplomatike mes Shqipërisë dhe Kinës. Në këtë ceremoni, merrnin pjesë zëvendëskryeministri i Republikës Popullore të Kinës Zhang Dejiang, presidenti i Shqipërisë Bamir Topi, zëvendëskryeministri i Shqipërisë Ilir Meta, si dhe një përfaqësi e gjerë e trupit diplomatik të akredituar në Shqipëri. Në fjalën e tij përshëndetëse, zëvendëskryeministri kinez Dejiang u shpreh për ecurinë gjithnjë e në rritje të miqësisë mes dy vendeve. Ceremonia vazhdoi në një atmosferë të ngrohtë dhe miqësore.


30/10/2009

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›