E Hënë, 2 Nëntor 2026

Komisioni për Politikën e Jashtme zhvillon seancë dëgjimore me një kandidat për ambasador dhe miraton dy projektligje

  Komisioni i Jashtëm në mbledhjen e datës 29 tetor 2009, zhvilloi një seancë dëgjimore me kandidatin për Ambasador në Mbretërinë e Spanjës, Z.Kastriot Robo.
Z.Robo u shpreh se ishte një kënaqesi e madhe të vinte në këtë komision për të shprehur objektivat e tij për  mbrojtjen e  interesave të vendit tonë, për të shtyrë dhe forcuar më tej bashkëpunimin mes vendeve.
Një pike kyçe për këtë diplomat karriere ishte dhe bërja e mundur e njohjes së Kosovës si shtet të pavarur nga Spanja.   Në vijim të rendit të ditës Komisioni shqyrtoi projektligjin Për ratifikimin e Protokollit për imunitetet dhe privilegjet e Asamblesë Parlamentare të Bashkëpunimit Ekonomik të Detit të Zi.
E ftuar për të mbrojtur këtë projektligj ishte specialistja në Drejtorinë Juridike të Ministrisë së Jashtme, Inida Methoxha, e cila iu përgjigj pyetjeve të bëra nga anëtarët e komisionit.   Një tjetër pike e parashikuar ishte dhe miratimi i projektligjit Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në Konventën Ndërkombëtare për përgjegjësinë civile për dëmet e shkaktuara nga ndotja, nga karburanti i Depozitave 2001.
I ftuar për të mbrojtur këtë projektligj ishte specialisti në Drejtorinë Juridike të Ministrisë së Jashtme, Dashnor Ibraj.   Komisioni miratoi me shumicë votash të dy projektligjet e sipërpërmendura.


   
 

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›