E Shtunë, 31 Tetor 2026

Konkursi, kulla gjigande tek Stacioni i trenit

Tiranë-Tek Stacioni i trenit do të ndërtohen dy kulla gjigante. Sot u çel konkursi për projektin e tyre, ku në garë janë tre studio të huaja dhe një shqiptare. Përkatësisht, hollandezja De Architekten, grekja Cie dhe studioja belge Gigandes e arkitektit Zengelis dhe studio shqiptare Dea Studio. Ata kanë prezantuar projekt-idete e tyre për zhvillimin e kësaj zone.

Gjatë prezantimit të studiove garuese, kreu i Bashkisë, Edi Rama tha se “Tirana është bërë stacioni ku ndodhin ngjarje shumë të rëndësishme për të nesërmen, ngjarje që kanë të bëjnë me ide të reja, projekte, ambicie. Sipërmarres shqiptarë janë bashkë në Tiranë per objekte te reja, te cilat neser bashke me te tjerat do te jene nje arsye per t'u krenuar per permbasen evropiane te kryeqytetit tone".

Këto objekte, të cilat parashikohet të pasohen më vonë me ndërtimin edhe të disa kullave të tjera, janë pjesë e studimit francez për qendrën e Tiranës. Projekti në fjalë synon ta shtrijë edhe më tej, vizionin e qendrës së Tiranës, duke bërë që këto kulla të jenë jo vetëm tërheqëse nga pikëpamja arkitekturore, por të ofrojnë edhe shërbime të ndryshme për qytetarët.

Kullat  janë konceptuar të jenë me një gjatësi 80 metra, duke marrë si pikë referimi ndërtesën e 15 katëshit, i cili është rreth 60 metra i lartë. Në hapësirën ku do të ndërtohen kullat, ëhstë projektuar edhe një lulishte, një mundësi kompensimi kjo për hapësirat publike. përkatësisht në pjesën veri-perëndimore të tij

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›