E Shtunë, 31 Tetor 2026

Atentati, vritet në Shkup një polic shqiptar

Shkup-Në afërsi të Fakultetit Matematiko-Natyror në Shkup, persona të panjohur rreth orës 12:30 kanë gjuajtur me armë zjarri ndaj patrullës policore të njësiteve “Alfa”.Lajmin e bëjnë të ditur mediat maqedonase, sipas të cilave agjenti në fjalë quhet Afrim Arifi, 38 vjeç.

Sipas informacioneve të para jozyrtare mësohet se njëri nga policët është shqiptar dhe nga plagët e marra ka ndërruar jetë, kurse dy policët tjerë të pranishëm në ngjarje janë të plagosur.

Deri më tani, policia akoma nuk ka dhënë informacione të detajuara lidhur më këtë ngjarje. MPB është duke hetuar rastin. (INA)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›