E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dy vëllezër arrestohen për shkatërrim prone

Gjirokastër- I kanë shkatërruar parcelën e mbjelle me hardhi rrushi, pas një sherri, por kanë përfunduar në pranga. Ngjarja ndodhi në fshatin Zhapokikë të të rrethit Tepelenë, ku policia ka ndaluar vëllezërit Novruz e Mustafa Kalemi pas denoncimit të bërë nga dy shtetas.

“Shtetasit H.Vdhe F.V,lindur në fshatin Zhapokikë të rrethit Tepelenë dhe banues në Gjirokastër (vëllezër), kanë bërë denoncim se iu kanë prerë dhe shkatërruar plotësisht një parcelë të mbjellë me hardhi rrushi në fshatin Zhapokikë, pasi aty kanë pronat”- thanë burimet policore.

Pas hetimeve policia ka ndaluar vëllezërit e dyshuar për këtë vepër penale. Ata në bashkëpunim me njeri-tjetrin, kanë prerë dhe shkatërruar plotësisht 139 rrënjë hardhi rrushinë fshatin Zhapokikë në baçen e shtetasëve H.V dhe F.V, për arsye të një sherritë ndodhur midis palëvedisa ditë më parë. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprime të mëtejshme.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›