E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kampionatit shqiptar, sa pak talente!

Nje kampionat i varfer edhe pa talente. Kampionati yne nuk prodhon vetem probleme pa fund, por ka edhe nje mangesi. Ekipet tona i njohin me rralle lojtaret e perspektives. Nje arsye, mes te tjerave, eshte se trajneret nuk e bazojne shpesh lojen tek te rinjte. Aktualisht ekipit tone kombetar i sherben vetem Elis Bakaj, mes talenteve qe ka nxjerre kampionati yne gjate viteve te fundit. Nuk ka ndonje emer tjeter, qe duhet vecuar, ne fund te fazes se pare te ketij kampionati. Per momentin lojtaret e rinj qe bejne diferencen, apo qe shihen si e ardhmja e futbollit, jane ne kuota te mjerueshme. Fenomeni, sipas specialisteve te futbollit, vjen ngaqe trajneret nuk guxojne te aktivizojne lojtare te rinj ne moshe. "Tirana ne ndeshjen e fundit nuk preferoi asnje nga lojtaret e stolit, te rinj ne moshe dhe me perspektive," - u shpreh Shkelqim Muca, ish trajner dhe ish-shefi i klubit bardheblu. Kampionet ne fuqi, bardheblute, kane disa lojtare te mire qe qendrojne ne stol dhe mund te kalojne nje sezon te tere, pa luajtur asnje minute. "Jane seleksionuar rreth 10 lojtare nga ekipet zinxhire te Tiranes, per te qene pjese e ekipit dhe jane ne kontrate,"- shprehet shefi i klubit bardheblu, Eduart Gjini. Por ne fillim te ketij kampionati, eshte pare qe te luaje disa ndeshje vetem Sorra. Ne mungese te titullareve, ne ndeshjet e fundit, trajneri i Tiranes, Blaz Slishkovic eshte bazuar ne lojen e lojtareve te tjere me eksperience, edhe ne ndonje rast kur ata kane paraqitur probleme te lehta demtimi. Tirana sherben si shembull, sepse eshte ekipi qe ka elemente me cilesore, ne stolin e rezervave. Edhe Partizani i largoi brazilianet ne mesin e fazes se pare dhe pa ta, po luan me mire. Ne rast se ne vendin e tyre do te luanin te rinjte, te cilet do te seleksionoheshin me kujdes nga ekipet e moshave, te pakten tani ata do te kishin fituar pak eksperience. Nje prej lojtareve me te mire te Tiranes sot, Fajton Sefa, zuri vend ne formacionin baze, fale besimit qe i dha trajneri italian, Laonardo Menikin, i cili e perzgjodhi nga te rinjte.

A.M


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›