E Shtunë, 31 Tetor 2026

Brenda vetes, brenda shtepise

Nga Fabiola Egro*

Kur shoh jeten drejt e ne sy dhe flas me njerezit perreth, kuptoj qe perplasemi sa midis lajmeve, aq midis ndjenjave e realiteteve qe ndertojne jeten private te seciles. Duke nderruar vazhdueshem kanalet televizive per te pare c'ndodh perreth, kuptojme se Shqiperia ka bere hapa te medha perpara, anetaresimi ne NATO, siguria me e madhe, kaq shume burra me kostum e uniforma qe dalin ne ekranet e televizorit dhe na premtojne nje jete me te sigurt, apo qe flasin aq shume per nje vote te sigurt. E me pas hap syte brenda shtepise ku jetoj dhe ndjej veten konfuze e te brishte per sigurine time. Ish-diktatura dhe mentaliteti i thelle patriarkal ka infektuar kaq shume mendjet e te gjitheve ne, sa demokracia s'mund te hyje aq e sigurt brenda shtepive tona. Tetembedhjete vite shprese, lufte gjurulldish, konfuzioni e kaosi, ku here pas here dhuna ngre krye dhe behet dominuese per tere shoqerine, nuk te jep stimuj pozitiv. Por ne keto 18 vite, mesuam te shohim dhe brenda vetes, te ndajme e shkembejme pervojat personale, te flasim me ze te larte ate qe mendojme. Duke takuar e ndare cdo dite eksperienca dhune ne Klubin e Grave "Teuta e Re" dhe ne Qendren Komunitare "Sot per te ardhmen", kam mesuar qe me e rendesishmja eshte t'i japesh ze dhimbjes, asaj qe te deshperon, te ben te ndihesh e pavlere, e shtypur dhe e depresuar, te nxjerresh zerin tend jashte deres se shtepise tende. Cfare te shtyn te punosh e luftosh akoma, eshte shpresa te ndertojme demokracine njerezore brenda shtepive tona, ne jeten tone te perditshme, te rifitojme vlerat e verteta te bazuar ne Besimin te njerezit dhe ne ndertimin e nje infrastrukture qe ndihmon njeriun e jo Pushtetin. Po, sepse mentaliteti patriarkal qendron mbi themelet e kontrollit te pushtetit e te hierarkise. Ne se ne i ndertojme familjet tona mbi baza hierarkie, do te durojme gjithmone qe te ushtrohet pushtet mbi ne. Ne se besojme tek lirite e te drejtat e njeriut, duhet te clirojme veten nga dhuna, ushtrimi i pushtetit, i forces e me tej. Te jetosh i lire e pa dhune eshte e drejta themelore e jona. Duhet t'i japim krahe zemres, e mos ta ndajme nga mendja. Te drejten per te jetuar, per te qene e gezuar, e shendetshme dhe e paqme me veten nuk mund te na i heqe askush, as dhe njeriu me i dashur. Duhet te shohim drejt e ne sy dhe te guxojme... T'i japim siguri dhe liri jetes sone "te vogel dhe te paperfillshme". 16 ditet nderkombetare kunder dhunes ndaj gruas na japin dimensione te tjera. Ne s'jemi vetem, brenda shtepise sone, halleve te perditshme, burrit qe ngre zerin, femijeve qe kopjojne sjelljen e babait, policit qe ne fund te fundit eshte burre dhe na step e te flasim hapur. Problemet e shtepise sone i shohim tashme dhe ne tv, bota paska dhe ajo te njejtat halle. S'qenka kaq turp te tregosh se c'hall te ka gjetur. S'qenka hall "alla shqiptar". Pra eshte nje shkak me shume te flasesh, te bashkohemi te gjitha se bashku e te protestojme, te bertasim e therrasim", Behu aktiv, denonco dhunen...

(*) Zv/Presidente e Shoqates "Ne Dobi te Gruas Shqiptare"


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›