Kombetarja synon talent qe luajne jashte
Kombetarja gjate sezoneve te fundit ka gjetur shume pak elemente. Hans Peter Brigel, pak vite me pare, seleksionon nga Vllaznia, Elvin Beqirin, i cili luan aktualisht ne radhet e perfaqesues dhe eshte nje lojtar i rendesishem ne mbrojtje. Para se te grumbullohej, ai ishte nje futbollist i zakonshem i Vllaznise. Ne zyrat e FSHF-se eshte njoftuar se po pajiset me pasaporte shqiptare, kosovari Jonuzi, i cili luan ne Ukraine. Trajneri Ari Han ftoi ish-lojtaret e Vllaznise, Sukaj, Teli dhe Lika, ne radhet e perfaqesueses, vetem kur keta iu bashkuan nje ekipi te huaj, konkretisht Hacetepes se Turqise. Pjesa me e madhe e lojtareve behen pjese e kombetares, ne momentin qe kalojne ne nje ekip te huaj. Lojtaret e kombetares druhen te pranojne ndonje oferte nga kampionati yne, pasi ka te ngjare ta humbin vendin, ne formacionin baze.