Si nisi karriera e Blendi Nallbanit
Per here te parafundit, Partizani eshte shpallur kampion vendi, ne vitin 1987. Ekipi i te kuqve, drejtohej atehere nga Neptun Bajko dhe nje pjese e mire e lojtareve u seleksionuan nga ekipi i te rinjve. Pas ndeshjes se Kupes UEFA, me Benfiken, ne Lisbone, nje pjese e mire e lojtareve u denuan nga Federata Shqiptare e Futbollit. Mes tyre eshte edhe portieri Perlat Musta, i cili qendroi nje vit i pezulluar bashke me disa lojtare te tjere. Blendi Nallbani, pa mbushur ende 18 vjec,u be pjese e te kuqve te kryeqytetit, duke shfaqur talentin e tij si portier. Ai iu bashkua edhe kombetares ne te njejtin vit. Per dy dekada me radhe, Nallbani eshte bere i njohur me dy ekipet rivale te kryeqytetit, Partizanin dhe Tiranen. Ne ate kohe, Partizani, ne raste emergjence i drejtohej shpesh te rinjve. Kjo tregon se sot cilesia tek ekipet e moshave ka rene ndjeshem.