E Shtunë, 31 Tetor 2026

Konomi, i dënuar vetëm për gjobëvënie

Policia

Franc Konomi, pavarësisht se policia e ka pasur të dyshuar për disa krime, ka qenë dënuar vetëm për gjobëvënie. Pikërisht në vitin 2001, ai është dënuar bashkë me Flamur Reçin, i cili njihej si pronari i bingos “Ylli”. Të dy u akuzuan se në fillim të muajit dhjetor 2001, kishin kërcënuar me jetë familjen e Ymer Ademit. Ky i fundit ka shpjeguar se ata i kishin kërkuar 100 mijë dollarë dhe nëse nuk i jepte do i hidhnin në erë familjen. Sipas dëshmisë në gjykatë, telefonuesit i ishin prezantuar si komandant “çerçizi” dhe “ushtari”, që gjoja shërbenin në Ushtrinë çlirimtare të çamërisë. Për këtë akuzë, ai u dënua, por që mendohet se nuk ka qenë në dijeni të plotë se çfarë ishte kurdisur për t’i vënë gjobën biznesmenit. Pas kësaj, ai u zhduk nga lista e policisë dhe u mor me biznes privat, ndërkohë që drejtësia dyshon se ka kryer aktivitet kriminal edhe gjatë kësaj kohe, duke e lidhur edhe vrasjen e tij me ngjarje të tilla, siç është trafiku i drogës, ku mendohet përfshirja në grupet e Spanjës dhe Francës.

#

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›