Konomi, mburoja e banorëve të lagjes
Franc Konomi njihej në lagjen e tij te Shkolla e Kuqe si një ikonë dhe që të gjithë e donin. Për banorët e zonës, ai ka qenë gjithmonë një mburojë, pasi shteti nuk i ka mbrojtur asnjëherë. “Nuk ka vrarë kurrë njeri, por na dilte në mbrojtje, duke përfituar edhe nga fiziku që kishte”, shprehen banorët, të cilët hyjnë në banesën e tij për ngushëllime. Ata shpjegojnë se gjithmonë, edhe në kohët më të këqija, ai ka mbrojtur që nga burrat, gratë dhe fëmijët. “Ajo mburojë na iku dhe tashmë nuk ka kush na mbron. Ne ishim të gjithë më të qetë, kur ai ishte këtu. Për akuzat dhe për opinionet e ndryshme, nuk ka asgjë të vërtetë, pasi po të ishin të tilla, atëherë shteti do ta kishte dënuar, por e ka nxjerrë të pafajshëm”, shprehet një grua, e cila bashkë me vajzën e vogël, i është bashkuar familjes.
#