E Shtunë, 31 Tetor 2026

Testimi i fundit rrezohet helikopteri Super Puma

Gjashtë persona kanë humbur jetën ndërsa helikopteri i tyre u përplas në një zonë malore në Provenci, në juglindje të Francës. 
Bëhet fjalë për një prej dy helikopterëve të cilët do të merreshin në dorëzim pasditen e të enjtes nga Forcat e Armatosura Shqiptare. 
Lajmi konfirmohet edhe nga Ministria e Mbrojtjes, e cila pritet të japë edhe detajet e aksidentit në një njoftim për shtyp. 
Ministria e Brendshme ka anulluar edhe ceremoninë e lajmëruar për në orën 17:30 kur do bëhej dorëzimin i helikopterëvve për Forcat e Armatosura Shqiptare. 
Sipas agjencive të huaja helikopeteri humbi kontaktet me kullën e kontrollit rreth orës 13:40 të së mërkurës dhe minuta më pas u përplas në Verdon Gorge, një zonë e frekuentuar për alpinistët. 
Helikopteri “Super Puma”, i përkiste kompanistë së aviacionit “Eurocopter” dhe ndodhej në një test që përfshinte pilotë dhe inxhinjerë. 
Në vendngjarje kanë mbërritur  një grup alpinistësh dhe zjarrëfikës, ndërsa një helikopter mjekësor u nis, por nga përplasja askush nuk kishte mundur të mbijetonte. 
Hetimet janë në vijim për të përcaktuar shkakun e aksidentit te rende ndersa mesohet se helikopteri ishte i destinuar për ushtrinë shqiptare dhe ndiqej nga një helikopter i dytë në kohën e aksidentit. 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›