E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tepelenë, vetëvritet me çifte 71 vjeçari

TEPELENE-  Një 71 vjecar i ka dhënë fund jetës me përdorimin e armës së gjahut.  Shyqyri Zeqaj dyshohet se i ka dhene fund jetes ne kushtet e depresionit.

Grupi hetimor ku nga kqyrja e vendit të ngjarjes dhe marrjes së dëshmive paraprake në vendngjarje ka rezultuar se Shyqyri Zeqaj është vetvrarë me armë gjahu çifte  të cilën e kishte armën e tij.

Ai jetonte me bashkeshorten e tij dhe kohët e fundit vuante nga tensioni i lartë dhe shpesh herë edhe nga depresioni, ku para dy ditësh kishte dalë nga spitali.

Nga keqyrja që iu bë kufomës nuk rezultoi asnjë shenjë dhune apo dëmtime të tjera veç plagës së shkaktuar nga çiftja dhe shkaku i vetvrasjes është gjendja depresive që ky shtetas po kalonte kohët e fundit. Kjo është vetrasja e katërt në këtë vit në Gjirokastër.                  Piro Nase

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›