E Diel, 1 Nëntor 2026

Meta pret Reeker-in, statusi kandidat kërkon përgjegjësi të mëdha politike

Tiranë- Kreu i LSI-së Ilir Meta, priti sot në një takim Ndihmës Sekretarin e Shtetit të SHBA-së për Europën Juglindore, Filip Reeker.

Zyra e Shtypit e LSI-së, bën me dije se ecuria e reformave në vend, të cilat vendi ynë duhet t`i përmbushë në kuadër të axhendës integruese, ishin në fokus së bisedës ndërmjet dy bashkëbiseduesve, të cilët e vunë theksin tek konsolidimi i pavarësisë së institucioneve në vend.

Kreu i LSI-së i shprehu zotit Reeker shqetësimin se duhet një përgjegjësi më e madhe politike për marrjen e statusit të vendit kandidat për në BE. Nderkohë, duke i garantuar Reeker, angazhimin e LSI-së për rolin e saj konstruktiv në këtë proces, Meta i ka bërë thirrje klasës politike që të heqë dorë nga imuniteti pa u vonuar si shenjë pjekuri.

/IDEA/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›