E Diel, 1 Nëntor 2026

Topalli: “Shqipëria në NATO, Kosova e pavarur, po rikuperojmë shekuj”

08-09-2012 / Gazeta 55

Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli pret autoritetet lokale të Kosovës


“Me reformat e guximshme që po kryejnë Shqipëria dhe Kosova po rikuperohen shekuj”, u shpreh ditën e djeshme, kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, gjatë takimit me një grup të autoriteteve lokale të komunës së Hanit të Elezit (Kosovë). Përfaqësuesit e kësaj komune, e njohur për traditat historike, i uruan kryetares Topalli dhe Kuvendit të Shqipërisë 100 vjetorin e Pavarësisë, duke theksuar se kjo është festa më e madhe për të gjithë shqiptarët, brenda dhe jashtë kufijve. Kryeparlamentarja theksoi se në 100-vjetorin e Pavarësisë një mirënjohje dhe falënderim i thellë shkon dhe për burrat e gratë e Kosovës, të cilët dhanë kontribut historik me patriotizmin dhe dashurinë për kombin. “Shqiptarët po jetojnë momentet e tyre më të mira. Shqipëria e transformuar, anëtare e NATO-s, dhe Kosova e pavarur, me reformat e guximshme që po kryhen, po rikuperojnë shekuj”, theksoi ajo.  Nga ana e tyre, përfaqësuesit kosovarë falënderuan veçanërisht Kryetaren Jozefina Topalli për lobimin e vazhdueshëm në njohjen e pavarësisë së Kosovës dhe për bashkëpunimin gjithnjë e në rritje, mes dy vendeve tona.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›