E Shtunë, 31 Tetor 2026

Eficenca në shërbimin përmbarimor privat

Kreu i ministrisë së Drejtësisë, duke folur për reformën e ndërmarrë në shërbimin përmbarimor, tha se krijimi i Përmbarimit Privat ne Shqipëri, sipas modeleve me te mira Evropiane, padyshim qe është hapi me i rëndësishëm ne forcimin  dhe konsolidimin  e shtetit të së drejtës.

“Shteti i se drejtës nuk mund te kuptohet pa efikasitetin dhe eficencën  e duhur ne dhënien e drejtësisë ne kohe te arsyeshme", tha Halimi, duke shtuar se mbrojtja efektive e lirive dhe e te drejtës kushtetuese e ligjore te individëve realizohet ne mënyre objektive e nëpërmjet procesit te ekzekutimit te detyrueshëm te vendimeve gjyqësore, i cili bashkë me procesin e gjykimit plotëson kuadrin e veprimtarisë shembullore".

"Ekzekutimet po tregojnë se publiku e ka mirëpritur reformën, se vendimet ekzekutohen më shpejt dhe ne mënyrë eficente nëpërmjet shërbimit privat. Shërbimi po tregon integritet te larte dhe vendimet po ekzekutohen, por qe reforma te jete e  suksesshme me tej duhet që edhe monitorimi i saj te jete efikas", tha Halimi. /Start/

                                                                                             2012-03-02 14:46
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›