Konservatorët fitojnë zgjedhjet në Qipro

Nga Express më 23 maj 2011 në ora 16:30
Konservatorët opozitarë kanë fituar bindshëm në zgjedhjet parlamentare, të zhvilluara në Republikën e Qipros. Pas numërimit të të gjitha votave, Lëvizja e përbashkët demokratike është fituese me 34,3 për qind.
Si forcë e dytë politike në parlament radhitet Partia Komuniste Progresive, që ka fituar 32,7 për qind dhe si forcë e tretë qëndron Partia Demokratike me 15, 8 për qind.
Dy partitë e fundit mbështesin presidentin me orientim të majtë, Dimitris Christofias.
Zgjedhjet parlamentare u zhvilluan si test para zgjedhjeve presidenciale në vitin 2013 dhe të negociatave mes Qipros greke në jug dhe Qipros turke, në veri.