Argjentina u drogua

Diego Maradona tha se futbollistët e Argjentinës morën substanca të ndaluara para një ndeshjeje kualifikuese për Kampionatin botëror 1994.
Të hënën në paraqitjen e tij për një televizion argjentinas, ai akuzoi njërin prej nënkryetarëve aktualë të Federatës Botërore të Futbollit (FIFA), Julio Grondona, kreun e Federatës së Futbollit të Argjentinës se ishte i përfshirë në skemë.
Maradona ka thënë se nuk kishte kontroll për doping në ndeshjen kualifikuese të vitit 1993 kundër Australisë në Buenos Aires. Ai theksoi se doktori i ekipit u kishte dhënë një simulant në kafen e tyre.
Argjentina fitoi 1-0 dhe u kualifikua për në Kampionatin botëror në Shtetet e Bashkuara, ku Maradona më pas u përjashtua pas rezultatit pozitiv në një doping test, ndërsa ekipi u eliminua në çerekfinale.
Maradona ka theksuar se Grondona kishte njohuri për atë që kishte ndodhur. Grondona ende nuk është prononcuar rreth akuzave të Maradonës.