Maqedonia, 4,25 miliardë borxh
Nga Express më 23 maj 2011 në ora 20:50
Borxhi i jashtëm i Maqedonisë ka arritur në 4,25 miliardë euro. Shifra u rrit në këtë nivel, pas marrjes së 220 milionë eurove gjatë muajve të kaluar nga FMN, bën të ditur INA.
Maqedonia me tërheqjen dhe marrjen e parave nëpërmjet kredive nga Fondi Monetar Ndërkombëtar, Banka Botërore dhe institucionet e tjera bankare është shndërruar si një nga vendet e rajonit me borxh më të lartë.
Me këtë Maqedonia ka hyrë në grupin e vendeve më borxhlinj, duke arritur afërsisht edhe Greqinë.