E Diel, 1 Nëntor 2026

Kosove Aeroporti i Prishtines nga sot ne duart e koncesionareve

Aeroporti i Prishtines i vetmi aeroport per fluturime civile ne vend per 20 vitet e ardhshme do te drejtohet nga nje kompani franko-turke. Ne nje ceremoni te posacme konsorciumi franko turk Limak-Aeroport de Lyon mori persiper drejtimin e aeroportit qe mban emrin Adem Jashari.

Me kete fillon edhe zbatimi i marreveshjes per dhenien me koncesion te aeroportit per 20 vjet gjate se ciles kompania franko turke eshte pajtuar te te investoje 100 milion euro te ndertoje edhe nje terminal te ri te udhetareve ndersa qeverise se vendit do ti paguaje mesatarisht rreth 40 per qind te te ardhurave.

Ky eshte rasti i pare te dhenies me koncesion te nje projekti te madh ne Kosove ndersa aeroporti i Prishtines eshte nje nga tri kompanite me fitimprurese ne vend.

Brenda vitit nepermjet aeroportit te Prishtines udhetojne  mbi 1 milion e 200 mije udhetare duke e bere ate nje prej aeroporteve me te ngarkuara ne Ballkan.

Ky aeroport para vetem pak vitesh u eshte dorezuar nen mbikeqyrje autoriteteve te vendit pas nje periudhe disa vjecare te kontrollit nga forcat paqeruajtese te NATO-s.

Autoritetet thone se nga viti ne vit numri i udhetareve eshte rritur por jo edhe mundesite e tij per te ofruar shkallen e duhur te sherbimeve apo per te rritur fitimet e tij.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›