Konstandini dhe Dhoqina Legjenda e vëllait të vdekur në skenën shqiptare

Pas shfaqjes në teatrin e Athinës vepra ngjitet sonte në skenën e Teatrit Kombëtar
Vepra teatrore Konstandini dhe Dhoqina vjen si premierë sot në mbrëmje në Teatrin Kombëtar. Me regji të grekut Sotiris Hatzakis dhe nën interpretimin e shkëlqyer të aktores Margarita Xhepa, do të zbresë në skenën shqiptare legjenda e vëllait të vdekur. Një vepër e shumëllojshme dhe shpërthyese është organizuar në mënyrë skenike në formën e akteve popullore dhe në formën e tragjedisë. "Ky është stacioni i parë i turneut tonë në Ballkan. Ne do të sjellim në skenë shfaqjen e vëllait të vdekur, e cila zbret nga aktorë dhe balada të pesë vendeve të ndryshme. Kjo histori fillon 15 vjet më parë kur unë zbulova në Greqi 3000 variante të kësaj poezie. Fill pas kësaj unë zbulova dhe shumë variante shqiptare dhe në vendet fqinje, madje edhe shkrimtarë të njohur, fillova të merrem dhe zbulova shkrimtarin, i cili është i dashur për mua Ismail Kadare, që ka shkruar veprën "Kush e solli Doruntinën". Kjo histori ka për qëllim të bashkojë pesë vende me një mit, me diferenca mjaft të vogla, kjo është një mrekulli", u shpreh dje gjatë konferencës së shtypit regjisori grek Sotiris Hatzakis. Ndërsa për aktoren e njohur shqiptare Margarita Xhepa pjesëmarrja në këtë vepër ishte një befasi. Duke folur mbi veprën ajo tregoi se: Një telefon që ra në shtëpinë time nga Athina më gëzoi pa masë, pikërisht për këtë legjendë dhe kur erdha që bëra takimin me zotin Sotiris Hatzakis dhe me gjithë kolektivin ishte një gëzim i bukur. Ishte një befasim i bukur për performancën që shtronte regjisori, tepër interesante sepse merr legjendën që vjen nga thellësia e shekujve dhe bën një shfaqje tepër moderne". Në këtë shfaqje aktorja e njohur shqiptare vjen me rolin e nënës së përhershme, e cila vajton në gjuhën e saj duke shprehur ndjenjat e një populli të tërë për vdekjen e shpresave, për një Konstandin,i cili edhe i vdekur nuk do të braktisë të gjallët në fatin e tyre të pashpresë. Aktorja greke Maria Katsadaki, e cila interpreton rolin e nënës në këtë vepër u shpreh se: Nuk mund të jap një përgjigje konkrete lidhur me variantet që do të vijnë në skenë në këtë shfaqje, pasi tekstin e tyre unë do ta shikoja nëpërmjet një kuptimi të caktuar. Por nënat në karakter janë të gjitha të njëjta, por në të njëjtën kohë ju do të shikoni në skenë edhe tre nëna të ndryshme sa i përket karakterit të tyre. Mund të them se si do të jetë nëna që do të interpretoj unë, por nuk mund të shprehem për nënat që do të luajnë aktoret e tjera në mënyrë paralele si zonja Margarita Xhepa, etj. Ndihem si në shtëpinë time pasi në Greqi kemi shumë bashkatdhetarë tuaj. Kam miq, të afërm, koleg që vijojnë nga Shqipëria dhe veç kësaj kur unë eci në rrugë dhe na dëgjojnë që komunikojmë në gjuhën greke, edhe ata që na takojnë na përgjigjen me të njëjtën gjuhë. Regjisori grek e përshtat dhe pasuron bërthamën fillestare të baladës Konstandini dhe Dhoqina me tregime, këngë vaji, lutjeje dhimbjeje, thirrje ngjallje të vdekurish, kërcënime dhe fragmente nga Bibla, Euripidi, d.m.th ndërthur këngë të marra nga vende të ndryshme të Ballkanit në gjuhën e secilit popull. Ky është një projekt interballkanik, sepse motive të kësaj balade janë të njohura edhe në vende të tjera ballkanike si në; Shqipëri (Kostandini dhe Doruntina), Bullgari, Rumani dhe Serbi. Roli i nënës luhet nga tri aktore të ndryshme Margarita Xhepa, Maria Katsiadaki and Maia Morgenstern respektivisht në Shqipëri, Greqi dhe Rumani, ku kjo dramë është shfaqur apo do të shfaqet. Aretia (Doruntina) luhet nga Kiti Selmani Djecevic, ndërsa Konstandini nga Nikos Arvanitis. Ritmi i shfaqjes karakterizohet nga daullet dhe kori i zisë, i cili këndon këngë tradicionale të Folorinës, Serbisë, Bullgarisë, Përmetit, të bregut jugor të Detit të Zi dhe të Trakës. Në një truall si Ballkani mund të lindë një legjendë si "Besa e vëllait të vdekur", apo "Kostandini dhe Doruntina", siç njihet tek ne. Premiera e veprës është dhënë për herë të parë në skenën e teatrit "Kappa" në Athinë, ku interpreton edhe aktorja shqiptare Margarita Xhepa. Regjisori grek u shpreh se 15 vjet kërkime të kryera mbi "elementin tragjik në kulturën popullore bashkëkohore", e çuan atë deri tek balada e njohur e shek. VII-VIII. Sipas regjisorit grek vaji është një element që i shkon shumë për shtat Ballkanit. Me pjesëmarrjen Maia Morgenstern nga Rumania, Maria Katsiadaki nga Greqia, Nikos Arvanitis e Kitit Selmano Djevic, Konstandini dhe Dhoqina do të shfaqet në të pesë shtetet Ballkanike, me qëllim njohjen dhe përhapjen e traditave kulturore të përbashkëta të popujve Ballkanike. Kjo shfaqje pas Teatrit Kombëtar më tej do të vijojë me turin e saj të shfaqjeve në teatrot e Rumanisë, Serbisë dhe Bullgarisë.
Last Updated on Thursday, 23 April 2009 12:49