E Shtunë, 31 Tetor 2026

Konstituimi/”Aleanca për Qytetarin” merr Këshillin e bashkisë Divjakë

30-10-2011 / Gazeta 55

Partia Demokratike dhe kandidati i saj Jovan Rrudha kanë marrë Këshillin e bashkisë së Divjakës. Kandidati demokrat, Rrudha, ka marrë 9 vota “pro”, përfshirë edhe votat e përfaqësuesve të opozitës në këshillin e bashkisë. Ndërkohë që mbledhja është shoqëruar me replika mes kryetarit të Bashkisë, Fredi Kokonoshi dhe këshilltarit të PD-së, Gjergji Janku. Nga ana tjetër, edhe pse votimi u krye konform rregullave dhe ligjeve në fuqi, drejtuesit e bashkisë paralajmëruan se s’do t’i njohin emërimet e reja të zgjedhur në këtë mbledhje, gjatë konstituimit të këshillit bashkiak të Divjakës. Përfaqësuesit e opozitës në këshillin bashkiak, polemizuan edhe me njëri-tjetrin, pas dyshimeve të ngritura për rrjedhje votash brenda koalicionit “Aleanca për të Ardhmen”. Edhe pse këshilli u konstituua dhe u zgjodhën drejtuesit e tij, mes anëtarëve të Partisë Socialiste dhe aleatëve të saj, nis një front i ri përplasjesh dhe debatesh të ashpra, për devijim votash.  

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›