E Shtunë, 31 Tetor 2026

“PS s’përfaqësohet më nga figurat e saj historike”

30-10-2011 / Gazeta 55

S’ndalet rrjedhja në PS, kryetari i komunës Antigone, nga PS shkon te LSI

Transformimi i frikshëm i Partisë Socialiste, në një celulë klienteliste fitim-prurëse, ka ngjallur panik në bazë, ndërsa si rrugëzgjidhje për t’i shpëtuar degradimit politik, shihet largimi i menjëhershëm nga kjo forcë politike. Pas largimeve të një pas njëshme të ish kryetarit të degës së PS-së, Vlorë dhe Shkodër, nga PS largohet edhe kryetari i komunës së Antigone në qarkun e Gjirokastrës (i zgjedhur nga radhët e PS), i cili pritet të anëtarësohet në LSI. Ylli Muho ka deklaruar largimin nga PS, pasi siç arsyeton ai, nuk gjen më përfaqësim në PS-në e Edi Ramës. 

“Largohem me ‘vrap’ nga PS, pasi nuk e gjej më veten në këtë forcë politike”, u shpreh Muho. 

Ai ka shprehur simpati për LSI-në dhe shpreson që t’i bashkohet këtij subjekti politik që ka vizion, pragmatizëm dhe të ardhme në politikën shqiptare. Lëvizja e fundit e Muhos, diktohet nga zhvillime të brendshme të PS në Gjirokastër ku këshilltarëve socialistë në Këshillin e Qarkut të Gjirokastrës, pjesë e të cilës deri dje i përkiste edhe Muho, iu kërkua nga deputetët socialistë të Gjirokastrës, të votonin sërish vendimet e hedhura poshtë ligjërisht nga Prefekti i Gjirokastrës Mimoza Çomo, për zgjedhjen e paligjshme për kryetar të Qarkut të Sulo Muçobegës. 

Ky zhvillim, pati çmim dhe prishi raportet në Këshillin e Qarkut të Gjirokastrës duke kaluar në avantazh koalicionin e djathtë me një votë. 

Dy javë më parë, nga PS u larguan një numër i konsiderueshëm socialistësh, ish kryetarë të degëve lokale, të cilët denoncuan zgjedhjen e delegatëve, si një proces të manipuluar me firmë dhe vulë të Edi Ramës. Edhe pas kësaj kasaphane, Edi Rama nuk u tërhoq, por vazhdon një hap më tej drejt degradimit politik të PS, në punimet e Kongresit të 5 nëtorit, vendimet e të cilit do dalin më parë nga zyra e Edi Ramës, pastaj do t’i përcillen delegatëve.     

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›